24-04-2024

I ra telefoni në vaskë derisa po pastrohej, vdes 24-vjeçarja

I ra nga dora telefoni që ishte duke e karikuar gjatë kohës që ishte në vaskë dhe elekriticiteti e vrau.

Vajza u vra nga shoku elektrik pasi telefoni gjatë karikimit i ra në vaskë, shkruan “DailyMail”.

Lexo Edhe:

Hajnat sërish në Has, vidhen para e stoli ari në fshatin Lukijë

Olesya Semenova, 24 vjeçe, u gjet e vdekur nga mikesha me të cilën bashkëjetonte në shtëpinë e tyre në qytetin rus Arkhangelsk, transmeton lajmi.net.

Daria, shoqja e saj tregoi se ajo e gjeti viktimën në vaskë dhe e pa që ajo ishte e pajetë dhe kur e preku atë pësoi shok elektrik.

Telefoni ishte në ujë në atë moment. Autopsia e konfirmoi se Olesya kishte vdekur pasi telefoni i saj kishte rënë në ujë ndërkohë që ajo ishte në vaskë.

Mistria ruse e emergjencave paralajmëroi të gjithë shtetin për fatkeqësinë, në shpresë së do të shpëtoj jetë të tjera që mund të rrezikohen në të njëjtën mënyrë.

Tragjedia na kujton edhe një herë se sa shumë duket të kemi kujdes me pajisje elektronike pran ujit.

Në gusht, një vajzë 15 vjeçe ndërroi jetë në Moskë në rrethana të ngjashme.

Asnjë koment

Comments are closed.