26-04-2024

Hajnat sërish në Has, vidhen para e stoli ari në fshatin Lukijë

Një rast i vjedhjes nëpër shtëpi ka ndodhur sërish në fshatrat e Hasit të Prizrenit.

Cak i hajnave, sipas policisë kësaj radhe ka qenë fshati Lukijë, transmeton Gazeta e Prizrenit.

Mbrëmë rreth orës 18:30, një person ka raportuar se të dyshuar të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij ku kanë vjedhur stoli ari dhe para te gatshme.

Raste të ngjashme kanë ndodhur ditë më parë edhe në fshatin e afërt të Lukisë, në Krajk.

Atje së fundi janë raportuar dy vjedhje nëpër shtëpi, me ç’rast sipas pronarëve janë marrë para të gatshme dhe stoli ari.

Polica deri tash nuk ka dhënë ndonjë njoftim për kapjen e hajdutëve apo arrestimin e ndonjë të dyshuari./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.