Nxënësit kosovarë nën nivelin mesatar në TIMSS
Kjo është hera e parë që nxënësit e Kosovës janë përfshirë në këtë studim ndërkombëtar.
Një ditë më parë janë publikuar rezultatet nga studimi ndërkombëtar TIMSS.
Ishte hera e parë që nxënësit e klasës së katërt nga Kosova, u bënë pjesë e këtij testi, i cili mat njohuritë e tyre në matematikë dhe shkencë.
Në këtë garë morën pjesë 58 shtete.
Në lëndën e matematikës, ku shkalla TIMSS ishte 500, shkalla mesatare që arritën nxënësit kosovarë ishte 444, duke u renditur e 49 në mesin e 58 shteteve.
Ndryshimi mesatar midis vajzave dhe djemve në Kosovë është 5 pikë, që është afër mesatares ndërkombëtare ku djemtë kanë performuar 4 pikë më mirë se vajzat.
Në Kosovë 73% e nxënësve kan arritur nivelin e ulët, 37% nivelin e mesëm, 8% e nxënësve kanë arritur nivelin e lartë dhe 1% nivelin e avansuar.
Rezultate edhe më të dobëta u arritën në shkencë.
Këtu morën 413 pikë.
Kurse, sa i përket shkencës, rezultati mesatar i nxënësve të Kosovës në shkencë është 413 pikë dhe Kosova renditet në vendin e 52- të nga 58 shtete pjesëmarrëse ( apo në vendin e 58 nga 64 pjesëmarrësit) .
E këtu vajzat arritën rezultate më të larta se djemtë.
Gjatë së mërkurës për t’i komentuar këto rezultate nuk u përgjigjën nga Ministria e Arsimit.
Por në një komunikatë për media, një ditë më parë nga Ministria thanë se këto rezultate janë më të kënaqshme se në testin PISA, raporton t7.
Por njohësit e arsimit po vlerësojnë se këto rezultate tregojnë se me nxënësit kosovarë nuk është duke u punuar sa duhet.
Sipas Qehajës ky është një sinjal se në sistemin arsimor në Kosovë, duhet të bëhen ndryshime.
TIMSS organizohet që nga viti 1995 ndërsa kjo është hera e parë që Kosova merr pjesë.