I theruri me thikë në Ferizaj është pjesëtar i FSK-së, ndodhej jashtë detyrës zyrtare gjatë incidentit
Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmë në rrugën “12 qershori” në Ferizaj, ku një 23-vjeçar për motive akoma të panjohura u ther me thikë nga dy persona, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se 23-vjeçari i therur është pjesëtar i FSK-së dhe në momentin e incidentit ai ndodhej jashtë detyrës zyrtare.
Pas lëndimeve të marra, ai është dërguar në QKUK për të vazhduar trajtimin.
Ndërkohë Sinjali mësoi ekskluzivisht emrat e dy personave të dyshuar për këtë incident, që tashmë janë arrestuar nga Policia. Bëhet fjalë për Ngadhnjim Dërgutin dhe Ermal Palushin.
Të dyshuarit, pas arrestimit janë shoqëruar në stacionin policor dhe janë ndaluar për 48 orë.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.