Testi i Arritshmërisë: Kjo është kalueshmëria e nxënësve dhe lënda që dolën më së miri
Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka njoftuar se është përmbyllur procesi i përpunimit të rezultateve të Testit të Arritshmërisë për vitin 2026, ku kanë marrë pjesë gjithsej 21,982 nxënës.
Sipas të dhënave zyrtare, arritshmëria mesatare në nivel vendi është 48.35%, duke reflektuar nivelin e përgjithshëm të përgatitjes së nxënësve në përfundim të arsimit të mesëm të ulët.

Rezultatet tregojnë dallime të dukshme mes lëndëve. Performanca më e lartë është regjistruar në Gjuhën angleze me 65.97%, e ndjekur nga Historia me 62.23% dhe Gjuha shqipe me 54.63%.

Ministria ka bërë të ditur se këto rezultate do të shërbejnë si bazë për analizimin e nivelit të përvetësimit të kompetencave dhe për hartimin e masave që synojnë përmirësimin e cilësisë në sistemin arsimor në vend.

