25-11-2024

I vuri flakën autobusit pasi shefi nuk ia dha pagën

Një person është arrestuar sot pasi dyshohet se i ka vënë zjarrin një autobusi. Motivi i rastit dyshohet të jetë mosdhënia e pagës.

Punonte si kondukter në këtë atubus.

Kurse të mërkurën ia vuri flakën, mjetit në të cilin punonte.

Krejt kjo, pasi shefi i firmës nuk ia dha pagën.

Kështu që autobusi që deri një ditë më parë, barte udhëtarë në relacionin Fushë Kosovë-Prishtinë, tashmë ndodhet në këtë gjendje.

Policia e Kosovës, ka arrestuar personin që dyshohet se kreu vetë veprim.

Pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt ndërkohë hetimet kanë nisur.

T7 ka provuar të flas me kompaninë, pronë e të cilës është autobusi i djegur, por kontakti me ta ka qenë i pamundur. /Gazeta Express

 

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.