20-04-2024

Ia merr 2 mijë euro me pretekstin se ia ngacmoi gruan në Fushë Kosovë

Një rast i çuditshëm ka ndodhur në Fushë Kosovë.

Policia ka treguar se si një person ka detyruar viktimën t’ia japë 2 mijë euro si kompensim.

Sipas agresorit, këto para duhet të jipeshin për arsyen se viktima ia kishte ngacmuar gruan.

I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Me 10.10.2019 nga ankuesi mashkull K/Shqiptar është raportuar se i dyshuari mashkull K/Shqiptar e ka detyruar viktimën t’ia japë 2000 euro si kompensim, pasi i njëjti kinse kishte ngacmuar bashkëshorten e tij. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Asnjë koment

Comments are closed.