Identifikohen eshtrat e një personi të zhdukur në luftë nga Rahoveci
Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar se është bërë identifikimi i mbetjeve mortore të Elhami (Qamil) Tahiraga nga Rahoveci, pas 26 vjetësh.
Ai figuronte në Listën e Personave të Zhdukur që nga periudha e luftës në Kosovë.
Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, së bashku me Institutin e Mjekësisë Ligjore, ka informuar zyrtarisht familjen Tahiraga mbi rezultatet e procesit të identifikimit.