Policia në Prizren ka njoftuar se ka identifikuar një person që dy ditë më parë ka shkaktuar aksident dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
‘’Pas hetimeve të bëra lidhur me një aksident është identifikuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili me veturën e tij BMË X5 me targa vendore kishte qenë pjesëmarrës në aksident komunikacioni me lëndime të lehta trupore’’ thuhet në raportin e policisë.
Me urdhër të prokurorit, rasti procedohet në procedurë të rregullt. /GazetaePrizrenit.net/