20-04-2024

Iftar i madh në Prizren në sallën përplot flamuj turq

Mbrëmë është organizuar një iftari i përbashkët, në mes të Komunës së Prizrenit, Komunës së Bejkozit (Turqi) dhe Shoqatës Kosovare  për Kulturë dhe ndihmë të Prizrenit në Stamboll.

 

Në sallën e mbushur përplot morën pjesë edhe zyrtarë të lartë lokal, përfshirë kryetarin Mytaher Haskuka dhe drejtorët e drejtorive. Po ashtu të pranishëm ishin edhe deputetë, afaristë, përfaqësues të organizatave të ndryshme si dhe qytetarë.

 

Ajo që të binte në sy, siç shihet edhe në foto ishte stolisja e sallës me flamuj turq, të cilët ishin vënë përreth, ndërsa tek tavolina e foltores ishte vendosur  edhe flamuri kombëtar shqiptar dhe ai i Kosovës./GazetaePrizrenit.net/

 

 

 

 

 

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.