03-12-2024

Inaugurohet objekti i ri i Konsullatës së Republikës së Kosovës në Hamburg

Përmes komunikatës për media të Ministrisë së Punëve të Jashtme, njoftohet se kjo është bërë me qëllim të ngritjes së cilësisë së shërbimeve për mërgimtarët dhe qytetarët e Republikës së Kosovës si dhe rritjes së reputacionit të shtetit tonë.

Konsullata në Hamburg tani gjendet në adresën, Rothenbaumchaussee 133, 20149 Hamburg, Gjermani.

Njoftimi i plotë:

Inaugurohet objekti i ri i Konsullatës së Republikës së Kosovës në Hamburg
Me qëllim të ngritjes së cilësisë së shërbimeve për mërgimtarët dhe qytetarët e Republikës së Kosovës si dhe rritjes së reputacionit të shtetit tonë është përuruar objekti i ri i Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Hamburg të Gjermanisë.
Në hapjen zyrtare morën pjesë deputetë dhe euro deputetë gjermanë, deputetë të landit të Hamburgut, përfaqësues të qeverisë së landit të Hamburgut, Ambasadori në Gjermani, Faruk Ajeti, Zv.Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të Diasporës, z. Behar Isma, Këshilltari i Ministres, znj, Donika Gërvalla, Lendrit Iljazi, anëtarë të korit diplomatik dhe konsullor në Hamburg, si dhe një numër i madh i artistëve e intelektualëve si dhe bashkë atdhetarëve tanë.
Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Hamburg tani gjendet në adresën, Rothenbaumchaussee 133, 20149 Hamburg, Gjermani.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës mbetet e përkushtuar në mbështetjen institucionale të mërgimtarëve dhe qytetarëve të  Republikës së Kosovës, duke qenë sa më afër dhe në shërbim të tyre.

Asnjë koment

Comments are closed.