07-05-2024

Në Berat nisin zbukurimet për ditën e të dashuruarve

Bashkia e Beratit ka nisur zbukurimin e qytetit për 14 shkurtin, festën e të dashuruarve.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale foto të qendrës së qytetit të një mbi një dritarev, veshur me ngyrën simbol të festës.

Me 14 shkurt kalendari kishtar përkujton Shën Valentinin, martir, ipeshkëv i Ternit të Italisë, pajtori i të fejuarve dhe i njerëzve të dashuruar.

Në shumë vende të botës, 14 shkurti është ditë kushtuar Dashurisë, shkruan ATSH.

Festa e Shën Valentinit u bën thirrje të rinjve e të gjithë njerëzve ta përgatisin zemrën për një akt kaq fisnik e të rëndësishëm të jetës, siç është dhurimi i plotë i vetes tjetrit për dashuri dhe me dashuri të përkushtuar e të pakushtëzuar.

Asnjë koment

Comments are closed.