Infermierët shqiptarë me Master merren me pastrimin e pacientëve në Gjermani

Një hulumtim i kryer nga fondacioni i sindikatave “Hans Boeckler” në Gjermani ka nxjerrë rezultate dëshpëruese për infermierët e huaj që punojnë në Gjermani.

Në këtë studim thuhet se pengesa kryesore e infermierëve të huaj është gjuha dhe marrja e urdhrit të infermierit nga autoritetet gjermane, gjë që mund të zgjas deri në një vit, shkruan DW, transmeton Gazeta Shneta.