02-05-2024

Iniciohet procedurë disiplinore ndaj tre policëve të Njësisë për Ndërhyrje të Shpejtë

Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Kosovës ka iniciuar procedurë të brendshme disiplinore ndaj tre zyrtarëve policorë, që dyshohet se kanë vepruar në kundërshtim me sjelljet profesionale të Policisë, raporton ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se bëhet fjalë për tre policë të Njësisë për Ndërhyrje të Shpejtë, të cilët do të hetohen për shkeljet që dyshohet se kanë bërë.

Tutje, të njëjtat burime kanë bërë me dije se ndaj tyre nuk është rekomanduar suspendimi nga Inspektorati Policor i Kosovës, por do të hetohet si rast për disiplinë vetëm nga Policia e Kosovës.

Sinjali ka

Asnjë koment

Comments are closed.