23-11-2024

Inkubator biznesi në Malishevë

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala dhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, kanë  nënshkruar marrëveshjen për ndërtimin e Inkubatorit të Biznesit në Malishevë.

Shala ka thënë qëllimi i kësaj marrëveshje është ndihma ndaj komunave që bizneset të kenë kushte dhe mundësi më të mirë për ta zhvilluar veprimtarinë e tyre. Kryetari Begaj, gjithashtu e ka vlerësuar këtë marrëveshje dhe e ka falënderuar ministrin Shala, për këtë investim të ministrisë për Malishevën.

“Çdo ditë po punojmë që bizneset tona të kenë kushte dhe mundësi të operimit më të mira. Jam i lumtur që sot nënshkrova një marrëveshje për nisjen e ndërtimit të Inkubatorit të Bizneseve në Komunën e Malishevës dhe së shpejti do të nisin edhe punimet. Ky inkubator do të jetë një mundësi e mirë për të rinjtë që idetë e tyre t’i bëjnë realitet”, ka thënë ministri Shala.

Begaj ndër tjera ka thënë se ky investim është i mirëseardhur për Malishevën dhe ky projekt do të ju shërbej bizneseve të Malishevës, për prezantimin e dhe avancimin e projekteve të tyre dhe krijimi i kushteve më të mira për të gjitha bizneset, e sidomos të rinjtë të cilët do të kenë mundësi më shumë për realizimin e ideve të tyre.

 

Asnjë koment

Comments are closed.