Inspektim dhe gjoba për mosrespektim të ligjit antiduhan në Prizen

Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare Kundër Duhanit, Inspektorati në Prizren, ka organizuar inspektime në pjesë të ndryshme të qytetit, se sa po respektohet Ligji për Duhanin për mjediset pa tym duhani dhe vendosjen e shenjave për ndalimin e pirjes së duhanit në hapësirat e mbyllura.

Drejtori i Inspektorateve, Edon Muçaj, tha se ky inspektim ka qenë i paralajmëruar, dhe shtoi se parandalimi është masë më e dobishme sesa shqiptimi i gjobave, që është një praktikë në vendet e zhvilluara që kemi filluar t’a zbatojmë dhe ne.

Por, përkundër paralajmërimit tonë, ndaj disa lokaleve afariste janë shqiptuar gjoba gjatë inspektimeve të sotme, e ndaj disave janë hapur procesverbale për kundërvajtje, njoftoi drejtori Muçaj. Ai tha se bizneset afariste dhe punëtorët e tyre duhet që të respektojnë Ligjin kundër duhanit. Ndryshe, gjatë inspektimit të sotëm, disa lokaleve që nuk po respektojnë Ligjin anti duhan, iu janë shqiptuar gjoba të rënda deri në 2 mijë euro./Tv prizreni