Inspektoratet heqin reklamat e mbetura nga zgjedhjet në Prizren
Drejtoria e Inspektorateve ka nisur aksionin për heqjen e reklamave të ekspozuara nëpër hapësirat publike, që kanë mbetur nga fushata e zgjedhjeve lokale.
Në njoftimin zyrtar, thuhet se partitë politike paraprakisht kanë qenë të njoftuara dhe u është dhënë afat kohor për të kryer vetë këtë punë, dhe pas mosrespektimit të këtij urdhri nga disa parti, heqjen e reklamave e ka kryer vetë Drejtoria e Inspektorateve.
“Për vendosjen e reklamave në ndërtesa duhet të merret pëlqimi nga ana e Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, si dhe nga vetë banorët e asaj ndërtese, ndërsa në mungesë të këtyre pëlqimeve, vendosja e reklamave vlerësohet si uzurpim i hapësirës publike”, thuhet në njoftim.