23-11-2024

Inspektorati intervenon edhe në Shatërvan për lirimin e hapësirave publike

Inspektorati në Prizren, ka vijuar me aksionin e lirimit të hapësirave publike, kësaj radhe është intervenuar në sheshin Shatërvan. Zyrtarë të drejtorisë së Inspektorateve në Prizren, të martën kanë vijuar me aksionin e nisur kohë më parë për lirimin e hapësirave publike, duke intervenuar në vet Qendrën Historike të Prizrenit, në Shatërvan.

Drejtori i këtij dikasteri, Islam Thaçi, bëri të ditur aksioni i sotëm ka të bëjë me formën e shfrytëzimit të hapësirave publike në QHP ndaj objekteve afariste, të cilat nuk kanë aplikuar për leje, dhe atyre që kanë bërë tejkalim të shfrytëzimit të këtyre hapësirave. Gjatë këtij aksioni është bërë konfiskimi i një pjese të inventarit, ndërsa do të bëhet edhe monitorimi i gjendjes në të ardhmen.

Drejtori Thaçi, tha më tej gjithashtu se është me rëndësi të potencohet fakti se kësilloj biznese i detyrohen institucioneve shuma të mëdha parash, duke mos përmbushur detyrimet e tyre , dhe janë janë borxhlinj shumëvjeçar ndaj komunës. Ai tha më tej se aksioni do të vijoj edhe në të ardhmen, pasi që fluksi i qytetarëve gjatë lëvizjeve të tyre ,me ardhjen e bashkëatdhetarëve është shtuar dukshëm.

Gjithashtu drejtori Thaçi, tha se pas lirimit të trotuarëve dhe hapësirave tjera në qendër të qytetit, edhe policia është e angazhuar në monitorimin e gjendjes. Hapësirat publike janë pasuri e përbashkët e të gjithë qytetarëve, dhe garantimi i qasjes së lirë është detyrë dhe obligim që rëndon ndaj të gjithëve, theksoi drejtori Thaçi.

Drejtues të institucioneve kompetente për këtë çështje në Prizren, edhe një herë kërkuan nga të gjithë ata që dëshirojnë shfrytëzimin e ligjshëm dhe të drejtë të hapësirës së përbashkët, t’i ndjekin procedurat dhe rregullat e përcaktuara me ligj./tvprizreni.com

Asnjë koment

Comments are closed.