16-05-2024

Inspektorati në aksion kundër lokaleve që shkaktojnë zhurmë në Suharekë

Drejtoria Komunale e Inspeksionit në Suharekë ndëshkon lokalet që bëjnë zhurmë pas mesnate, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Në njoftimin e komunës, thuhet se gjatë një aksioni që ka ndërmarrë këto ditë, inspektorati ka ndërprërë punën e disa lokaleve që shqetësojnë qytetarët pas orës 24.00 me zhurmën e muzikës gjatë organizimit të mbrëmjeve argëtuese.

“Inspektorët komunal kanë urdhëruar zbrazjen e lokaleve dhe ndërprerjen e mbrëmjëve muzikore në dy lokale në Suharekë”, thuhet në njoftim.

Drejtoresha e Inspeksionit Jehona Rrafshi-Lumi është shprehur se kjo drejtori është e vendosur që të punojë në të mirë të qytetarëve dhe se do të ndëshkojë çdo veprimtari anti ligjore si dhe do të jetë aktive vazhdimisht me aksionet që do t’i ndërmerr.

 

Asnjë koment

Comments are closed.