18-05-2024

Inspektorati në Prizren s’ka vendim me shkrim nga Prokuroria për çështjen “Abi Çarshia

Drejtori i Inspektorateve në Komunën e Prizrenit, Islam Thaqi, të mërkurën ka bërë të ditur se ky organ që prej datës 21 korrik 2019 nuk ka pranuar përgjigje me shkrim nga ana e prokurorit të rastit lidhur me urdhrin dhe arsyen e ndërprerjes së punimeve për zbatimin e vendimit për rrënimin e pjesës pa leje të objektit “Abi Çarshia”.

Thaqi ka pohuar se që nga ajo ditë, Prokuroria ka mbajtur vetëm një konferencë për shtyp dhe se në këtë rast nuk është bërë publik vendimi me shkrim i organit të ndjekjes. Zyrtari i lartë komunal në të njëjtën kohë ka theksuar se presioni ndaj punonjësve të DI-së po vazhdon përmes Policisë së Krimeve Ekonomike me thirrjet e dërguara për intervistim.(Gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”)

 

Asnjë koment

Comments are closed.