16-05-2024

Inspektorati urdhëron anulimin e konkursit për mësimdhënës-mjekë në Prizren

Inspektorati i Punës ka urdhëruar Drejtorinë Komunale të Arsimit në Prizren që të anulojë konkursin për pranimin e disa mjekëve të përgjithshëm për procesin mësimor në SHMLM “Luciano Motroni”.

Këtë vendim, IP-ja e ka marrë pas miratimit të ankesës së një grupi të mësimdhënësve të kësaj shkolle, që janë mjekë specialistë, të cilëve DA-ja nuk ua kishte vazhduar kontratat e punës, shkruan sot Koha Ditore.

“Urdhërohet KK-ja, DA-ja e Prizrenit që të anulojë konkursin publik nr. i protokollit 2115/2018, dt 08.08.2018 në SHMLM “Luciano Motroni” në Prizren; t’i njoftojë palët se kontratat e punës nuk u vazhdohen dhe së pari të shpallë konkurs të brendshëm, e në rast të dështimit të shpallë konkurs publik”, shkruan në vendimin e Inspektoratit të Punës, ku paraprakisht theksohet se miratohet ankesa e dr. Sharr Vezgishi, dr. Nazif Ahmeti, dr. Nexhip Berisha, dr. Genc Muja, dr. Shenasi Xhemaj.

Asnjë koment

Comments are closed.