29-04-2024

Kreu komunal dhe Nisma kontestojnë propozimbuxhetin për 2019 në Malishevë

Shumica e anëtarëve të KK të Malishevës kanë miratuar buxhetin për 2019, propozuar nga PDK-ja, LDK-ja dhe LVV-ja, ndërkohë që në këtë vendimmarrje nuk kanë marrë pjesë këshilltarët e Nisma-s. Këta të fundit, bashkë me kryetarin e Komunës, Ragip Begaj, kanë vlerësuar se propozimbuxheti i paraqitur nga PDK-ja, LDK-ja e LVV-ja është në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.

Anëtarët e KK-së nga NISMA, kanë bërë të ditur se nuk duan të jenë pjesë e vendimmarrjes që sipas tyre është në kundërshtim me ligjin dhe për këtë shkak kanë braktisur mbledhjen urgjente të KK-së, shkruan sot Koha Ditore.

Ndërkohë kryetari Begaj ka paralajmëruar se do të kërkojë “interpretim ligjor për mbledhjen e thirrur nga kryesuesi dhe për rendin e ditës të paraparë për këtë mbledhje”.

Sipas njoftimit të Degës së PDK-së në Malishevë, të publikuar në rrjetet sociale, propozimbuxheti i PDK-së, LDK-së dhe LVV-së është miratuar me 17 vota, ndërkohë që KK-ja i ka gjithsej 31 vende.

Asnjë koment

Comments are closed.