24-04-2024

Inspektorët kërkojnë nga Hidroregjioni Jugor, rregullimin e dëmeve të bëra në rrugët e Malishevës

Sot është mbajtur mbledhja e rregullt e Këshillit të Drejtorëve të qeverisë komunale në Malishevë, e drejtuar nga kryetari i Komunë, Ragip Begaj, ndërsa në këtë mbledhje, krahas raportimeve, është bërë e ditur se disa rrugë në territorin e Komunës së Malishevës, janë dëmtuar si pasojë e ndërhyrjeve nga njësia për menaxhimin e ujërave “Hidroregjioni Jugor”.

Në njoftimin e Komunës, thuhet se sipas Drejtorisë së Inspektoratit dhe asaj të Urbanizmit, njësia e “Hidroregjionit Jugor” në Malishevë, gjatë intervenimeve të ndryshme në riparimin sistemit të ujësjellësit apo kanalizimit, ka dëmtuar rrugët apo trotuaret dhe nuk i ka kthyer në gjendjen e mëparshme pas  kryerjes së punimeve. Për këtë qëllim, i është kërkuar kësaj kompanie, që rrugët apo trotuaret e dëmtuara, ti kthej në gjendjen e mëparshme.

Në mbledhjen e sotme, edhe Drejtoria e Shërbimeve Publike, ka bërë të ditur se kanë filluar me përgatitjet për mirëmbajtjen e rrugëve dhe trotuareve gjatë sezonit të dimrit, në qytet dhe në të gjitha rrugët në vendbanimet e Komunës së Malishevës.

Sa i përket realizimit të projekteve, sipas Drejtorisë së Urbanizmit, janë duke u realizuar në terren, disa nga projektet që kanë të bëjnë me infrastrukturën rrugore dhe të sistemeve të kanalizimeve.

Asnjë koment

Comments are closed.