19-04-2024

Rahoveci binjakëzohet me dy komuna Italiane

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka nënshkruar sot dy deklarata që kanë të bëjnë me binjakëzimin e Rahovecit me dy komuna të Italisë, Frascineto dhe Civita, njofton kumtesa komunale, transmeton Koha.net.

Në ceremoninë e nënshkrimit të pranishëm ishin Angelo Catapano nga komuna Frascineto, Alessandro Tocci nga komuna Civita dhe Ministrja e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Adriana Hoxhiq.

Në njoftimin e komunës, thuhet se në dokumentin e nënshkruar në mes të Rahovecit dhe dy komunave Italiane thuhet se palët nënshkruese të Deklaratës do të hulumtojnë dhe harmonizojnë marrëdhëniet të ndryshme ekonomike si dhe mundësinë e bashkëpunimit në fushën e zhvillimit rajonal dhe rural, në ekonomi, bujqësi, programe, fonde dhe projekte të BE-së, turizëm, kulturë, sport , arsim, shkencë, dhe fusha tjera për të cilën palët nënshkruese mund të shprehin interesimin e tyre dhe të krijojnë kushte për thellimin e mbështetjes së marrëdhënieve miqësore të administratës rajonale, vendbanimeve dhe vetëqeverisjes lokale në të dy anët”, thuhet

“Po ashtu, në Deklaratën e nënshkruar thuhet se palët nënshkruese do të fillojnë elaborim të hollësishëm të përmbajtjes së Marrëveshjes së Bashkëpunimit, e cila në pajtim me ligjin e brendshëm të secilës palë, do të miratohet nga autoritetet kompetente të palëve nënshkruese të kësaj Deklarate”, thuhet në njoftim.

Asnjë koment

Comments are closed.