Inspektori i ndërtimit në Prizren dënohet me 10 muaj burgim për keqpërdorim të pozitës zyrtare
Gjykata Themelore e Prizrenit ka shpallur fajtor për keqpërdorim të pozitës zyrtare, inspektorin e ndërtimit në Prizren.
I akuzuari N.M., është dënuar me dhjetë muaj burgim dhe me 21 mijë e 551 euro kompensim komunës për dëmin e shkaktuar.
0“Në periudhën kohore prej vitit 2016 – 2017 në Prizren në cilësinë e personit zyrtar, inspektor komunal i ndërtimit në Prizren, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar nuk i përmbush detyrat zyrtare të tij me qëllim të përfitimit të dobisë për tjetrin, respektivisht investitorët “………..” me pronar N.K., dhe investitorin “…….” me pronar S.V., në atë mënyrë që nuk ndërmerr konkluzion për rrënimin e katit të tetë (8) të kompleksit ndërtimor në lagjen Jeta e Re, i cili objekt ka pasur leje për ndërtimin P+B+7 dhe ka ndërtuar një kat pa leje P+B+8” ka njoftuar Gjykata Themelore e Prizrenit
I akuzuari N.M. gjithashtu u shpall fjalor edhe për ndërtim pa leje të tri kateve shtesë në një tjetër objekt.
Sipas Gjykatës Themelore në Prizren të akuzuarit N.M. i ndalohet ushtrimi i funksionit në administratën publike në afat prej dy vjetësh.