26-04-2024

Institucionet dhe partitë politike të Prizrenit urojnë për mirëqenie e solidaritet për Bajram

Përfaqësues fetarë, zyrtarë komunal dhe ata të subjekteve politike të Prizrenit, kanë uruar qytetarët e besimtarët islam për festën e Bajramit, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.

Sipas Këshillit të Bashkësisë Islame, Namazi i Bajramit falet të martën në ora 05:36 minuta.

Në mesazhin e kryetarit të KBI-së në Prizren, Besim Berisha, me rastin e Fitër Bajramit urohet për sa më shumë mirëqenie dhe solidaritet.

Urime të ngjashme kanë drejtuar edhe kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, pastaj përfaqësues të subjekteve politike në Prizren: PDK, Vetëvendosje, LDK, AAK, Nisma Socialdemokrate dhe partive të tjera .

Me këtë rast uron edhe redaksia e portalit “GazetaePrizrenit.net”:

Harmoni dhe mbarësi në familjen tuaj!

Me fat!

Fotografia e Këshilli i Bashkësisë Islame - Prizren

Asnjë koment

Comments are closed.