24-11-2024

Irlandë: Fotografi nga Hasi, Azem Koleci dhe plani për ekspozitën për izolimin

Azem Koleci jeton prej 20 vitesh në Cork të Irlandës ku ushtron profesionin e tij të fotografit. Irlanda nuk ishte një zgjedhje preferenciale për Azemin por një nga vendet anglishtfolëse që ai kërkonte të jetonte e pas disa vitesh në Londër u zhvendos atje. Vijoi studimet për fotografi në Cork dhe sot është një ndër fotografët më të njohur.

Në një intervistë për “Diaspora Shqiptare” Azemi tregon jetën në Irlandë sukseset e tij me fotografinë dhe projektet për të ardhmen. Fotografi i famshëm Robert Frank është shprehur se ka vetëm një gjë që duhet të përmbajë një fotografi dhe ajo është humaniteti i momentit. Këtë mund ta themi për Azemin i cili portretin e ka zhanrin e vet dhe siç e thotë dhe ai, i pëlqen të bëjë shkrepje të papërgatitura më parë dhe të shkrepura rastësisht ose me qëllim, thënë ndryshe fotografia e rrugës ku mund të fotografohen njerëz të klasave apo moshave të ndryshme në ditë normale ose jo.

Ai tregon edhe për projektin e radhës, një ekspozitë që shpreson ta hapë muajin e ardhshëm në qendrën tregtare afër ku jeton ose në librarinë publike të qytetit që përkon me temën e izolimit për shkak të kufizimeve të pandemisë.

Projekti tjetër i Azemit është dhe ajo e e një reportazhi fotografik dokumentar të trojeve shqiptare për të cilin mendon të bëjë një udhëtim të gjatë.

INTERVISTA

Shumë prej shqiptarëve nëse zgjedhin të emigrojnë shtetet më të kërkuara në Europë janë Gjermania, Italia, Franca apo Britania e Madhe etj. Ju keni zgjedhur Irlandën. Zgjedhje e imponuar për shkak të studimeve tuaja në “St John’s College” në qytetin e Cork-ut, apo një dëshirë?
– Ah jo nuk kam pas ndonjë preferencë specifike për Irlandën por dëshira ime ishte të vendosesha në një vend anglishtfolës pasi studimet e mesme i kam mbaruar për gjuhë të huaja e posaçërisht Anglisht, dhe si fillim kam jetuar në Londër pastaj jam zhvendosur në Irlandë tani gati 20 vjet këtu dhe në kryeqendrën e Jugut qytetin bregdetar piktoresk të kultures e ushqimit dhe teknologjisë, Cork.
Pastaj kam vazhduar studimet e larta për fotografi në St John’s college dhe në Institutin e Lartë të Arteve Crawford që kam pas pasion qysh në vendlindje.
Më vonë jam diplomuar me Bachelor Honours në shkencat e biznesit nga Instituti i Lartë i Teknologjisë në Dublin.

Prej vitesh jeni një fotograf profesionist, anëtar i Irish Photographic Federation, Royal Photographic Society, National Photographic Society”. Keni ekspozuar herë pas herë punimet tuaja fotografike në ekspozita të ndryshme në Irlandë. Na tregoni pak për punën tuaj atje.
– Ekspozitat e mia personale profesionale të fotografisë janë ekspozuar në fillim me 2005 në Muzeun e qytetit ku unë punoja si punonjës sigurie dhe ka qenë në kuadrin e temës së qytetit që në atë kohë Cork-u ishte përzgjedhur si Kryeqyteti Evropian i Kulturës. Pastaj prej atëherë unë përvit kam çelur ekspozita me tema të ndryshme në hapësira arti publike në qytet si p.sh. librari, kafe apo qendra tregtare, dhe vazhdoj ta mbaj këtë traditë pa qëllime personale financiare por më shumë në shërbim të komunitetit, biles ndonjë shitje e mundshme u dhurohet organizatave bamirëse ose puna fotografike imja.

 

Asnjë koment

Comments are closed.