Ish “Damperi” i jepet në pronësi Komunës së Suharekës
Sipërfaqja prej mbi 30 hektarësh, e ish-fabrikës “Damperi”, sot me vendim të Qeveria e Kosovës i ka kaluar në pronësi Komunës së Suharekës, transmeton “gazetaeprizrenit.net”.
Në kumtesën e kësaj komune, thuhet se ky është një lajm shumë domethënës për qytetarët e kësaj ane, pasi kjo hapësirë mund të shfrytëzohet për çfarëdo lloj aktiviteti.
Në lokacionin e saj, për një kohë të gjatë ka qenë baza ushtarake e KFOR-it dhe një pjesë bukur e mirë është e mbuluar dhe e gatshme.
Fillimisht lajmin e mirëpritur i pari e ka bërë publike
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, që ka mirëpritur lajmin, ka uruar qytetarët.
“Kalimi në pronësi të komunës i “Damperit” është arritur në bazë të kërkesës që kryetarit Muharremaj, që ia ka bërë Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal”, thuhet në njoftim.