Cilët janë drejtorët e rinj të shkollave në Rahovec?

Rahoveci ka përmbyllur  procesin e  përzgjedhjes së drejtorëve në 7 shkolla fillore dhe të mesme të komunës.

Siç njoftohet, pas përfundimit me sukses të konkursit kryetari i komunës,  Smajl Latifi emëroi zyrtarisht dhe nënshkroi vendimet dhe kontratat për drejtorët:

  1. Ukë Gashi – Shfmu “Heronjtë e Kosovës”
  2. Fadil Dellova – Shfmu “Bajram Curri”
  3. Hasan Krasniqi – SHML “12 Maji”
  4. Sinan Bajraktari – Shfmu “Sulejman Vokshi”
  5. Bajram Morina – Shfmu ” Tre Dëshmorët”
  6. Ramiz Berisha – Shfmu “Mustafë Ibishi”
  7. Leonard Morina – Shfmu ” Skënder Kastrati.

Latifi ka uruar të emëruarit, duke  ju dëshiruar sukses në “kryerjen e punëve me përgjegjësi!”.