Ish-futbollisti Astrit Krasniqi varroset të mërkurën në Arbanë

Astrit Krasniqi, ish-futbollist (portier) i grup-moshave të reja të Lirisë, që  vdiq në moshën 32 vjeçare në Zvicër, do të varroset të mërkurën, në ora 17:00, në varrezat e lagjes Arbana, njoftuan familjarët e tij.

 

I ndjeri është djali i dëshmorit, Semedin Krasniqi.

 

Astriti ka qenë junior dhe anëtar i ekipit të parë të Getoarit, dhe së fundi edhe pjesë e KF Arbana. Ai po ashtu ka marrë pjesë në shumë aktivitete të futbollit të vogël.

 

Lajmi për vdekjen tij, ka pikëlluar familjen, por dhe ish-bashkëlojtarët dhe sportistët tjerë, që e njohën atë. Kjo vërehet edhe në rrjetet sociale.