20-04-2024

Ish-kandidati i PDK-së për kryetar të Rahovecit, deklaroi se dikush ia rrahu djalin 10-vjeçar

Ish-kandidati i PDK-së për kryetar të Rahovecit, Bejtullah Deliu ka njoftuar se dikush ia rrahu djalin 10-vjeçar. Lidhur me këtë rast për Indeksonline është deklaruar edhe Policia e Kosovës.

“Lëndim i lehtë trupor Rr. Ali Sokoli-Rahovec/  (03.01.2022 -16:35)   Ankuesi (babai) Ka raportuar ne Stacionin Policor-Rahovec, se nje person ia ka rrahur djalin e  tij të mitur (rreth 10 vjeçare) te cilin fillimisht e kishte dërguar për tretman mjekësor ne QKMF dhe pas vizitës mjekësore ishte liruar. Pas intervistimit te personit te dyshuar dhe viktimës ne prezencë te prindit dhe ne konsultim me prokurorin e Shtetit iniciohet rasti si me lartë dhe shkon ne procedurë te rregullt“, ka njoftuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj.

Kurse Deliu pretendon se të birin ia kidnapoi e ia rrahu një 51-vjeçar.

Njofimi i plotë i Deliut në Facebook:

Një falënderim për Policinë e Kosovës,stacioni në Rahovec,për trajtim shumë profesional dhe të shpejtë.

Sot, përjetova një SHOK të papritur, djali im Orgesi më erdhi në shtëpi i traumatizuar si asnjëherë më parë,thjeshtë më është dukur sikur ka parë ndonjë përbindësh e duke ikur nga “ai”, nuk gjente forcë t’i shqiptojë fjalë nga goja,dridhjet e mjekrës e rrjedhja e lotëve nuk ndaleshin, thjeshtë pamje tmeruese.

Për pak minuta duke e qetësuar,kuptoj se ai ishte maltretuar nga një 51 vjeçar me arsyetim së tre femijë të vegjël më gjuanin bombica plasëse në oborr, dhe më pas, me një gurralec ma thyen xhamin e kerrit.

Kjo ka mjaftuar që ai t’a “kidnapoj” Orgesin duke e mbyllur në oborr të tij (mbi një orë)derisa dy të tjerë i ikën nga duart, me atë “nervozë” mori guximin që t’a shtrëngojë për fyti (Orgesi duke tentuar të hypë nëpër murrë,spse derën e ka mbyllur “monstra”) duke ja lënë shenja, e duke e rrahur me kabllo, i gjithë ky maltretim në Orgesin 10 vjeçar-vetëm 10 ohh Zot 😢😢!

Uroj që organet kompetente të marrin shumë seriozishtë këtë rastë e t’a trajtojnë në mënyrë profesionale, ky “mosntrum” të vetëdijesohet në mënyrë që të mos pësojnë femijët e tjerë.

 

Asnjë koment

Comments are closed.