25-04-2024

Ish-kryetari Muja e Minir Krasniqi, anëtarë të Këshillit Politik të PDK-së

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi përmes një statusi ka njoftuar për themelimin e Këshillit Politik si organ këshillëdhënës i partisë me 31 anëtarë, duke sqaruar se ai mbledh disa prej figurave të vjetra të PDK-së.

Anëtarët e Këshillit janë personalitete të jashtëzakonshme, me kontribut kombëtar e institucional, që si pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës që nga themelimi i saj, i kanë shërbyer vendit në detyra të rëndësishme udhëheqëse, në institucione të ndryshme të nivelit qendror e lokal.”, shkroi ai.

Nga Prizreni janë edhe Kadri Kryeziu dhe Zahrije Jusufi.

Krasniqi ka treguar edhe emrat e të gjithë anëtarëve që do të jenë pjesë e këtij këshilli.

 

Asnjë koment

Comments are closed.