Ish-Miss Kosova merr vëmendje me dukjen në Festivalin e Venecias
Festivali i Venecias, i cili këtë vit feston edicionin e 75-të, mirëpriti edhe modele që shijojnë premierën e këtyre filmave teksa kalojnë nëpër tapetin e kuq.
Në këtë ngjarje të rëndësishme nuk kanë munguar personazhet më të njohur botëror duke nisur nga ish-zonja e parë e Amerikës, Hillary Clinton, partnerja e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, Olivia Wilde, Timothée Chalamet, Harry Styles, e shumë figura të shquara të Hollywood-it.
Por jo vetëm kaq, edhe bukuroshja, ish Miss Kosova, Arta Kamberi, e nderuar në këtë event madhështor.
Ajo shkëlqeu me paraqitjen e saj vezulluese, gjithnjë mbresëlënëse duke ndërthur gjithnjë stilin, trendët, komoditetin me një sens praktik.
Lexo edhe:
“Liria” shkëlqente edhe kur futbolli luhej në livadhe, por tash?!
Me një elegancë të padiskutueshme, Arta ka një stil që vlerësohet shumë në rrethet e njohësve të modës dhe më gjerë.