10-12-2024

Ishte dënuar për kontrabandim me migrantë, prizrenasin e kapi Policia dhe e dërgoi në burg

Kanë rënë në pranga të Policisë disa persona të kërkuar me urdhëresa të Gjykatave.

Njëri prej tyre, siç mëson Gazeta Sinjali është Bujar Shala, i cili është kapur gjatë ditës së djeshme në Fushë Kosovë dhe pas ndalimit dhe verifikimit, rezultoi se ndaj tij ka urdhëresë aktive.

I njëjti ishte në listën e personave të kërkuar, pasi Gjykata Themelore në Prizren e kishte shpallur fajtor dhe e ka dënuar me burgim për veprën penale “Kontrabandë me migrantë”.

Pas përfundimit të procedurave policore, i njëjti është dërguar në njërën nga qendrat korrektuese në vend për ta vuajtur dënimin.

P. S  Foto nga arkivi

Asnjë koment

Comments are closed.