16-10-2021

Islam Ukimeri: Gjatë qeverisjes PDK ka dhënë shumë për sportin

Kandidati për anëtar të Kuvendit të Komunës së Prizrenit nga PDK, Islam Ukimeri (njëherësh kuvendar aktual) sot ka pasur këtë aktivitet:

“Sot, u takova, me lojtarët e klubit të futbollit “Kabashi‘‘ i themeluar qysh në vitin 1992.

Ky klub, ka marrë pjesë në shumë turnire të shumta në Prizren dhe në disa qytete brenda Kosovës, por edhe jashtë vendit tonë.

Vlen të theksohet, pjesëmarrja e klubit në Turqi, konkretisht në turnirin “Ataturk Bahar Turnuvasi” në qytetin Antaly të Turqisë, i cili 2 herë u shpall kampion, ku në këto turnire, morën pjesë mbi 50 ekipe nga shumë shtete të ndryshme.

Gjatë qeverisjes sonë, PDK ka dhënë shumë për sportin në përgjithësi, ndërsa pas rikthimit në pushtet me 17 tetor, ne do të investojmë akoma më shumë për sportin, sepse ky pushtet i udhëhequr nga VV dhe Mytaher Haskuka, nuk i ka mbështetur klubet tona sportive mjaftueshëm dhe aq sa e meritojnë, për prezantimin sa më të mirë të qytetit tonë në Kosovë dhe jashtë saj”, thuhet në njoftim.

 

.

Asnjë koment

Comments are closed.