16-10-2021

Drejt përfundimit ura kineze në Kroaci që “zhduk” Bosnjën nga harta e turizmit ndërkombëtar

Gjuha e gjatë e tokës e bregdetit dalmat, që praktikisht nga Spliti çon deri në Dubrovnik dhe me tutje, në kufirin me Malin e Zi, ndahet në një pikë të vetme, e gjatë vetëm 9 kilometra, që përfaqëson aksesin e vetëm në det të Bosnje Hercegovinës.

Ky korridor identifikohet me qytezën turistike të Neumit, plazhi i vetëm ku boshnjakët ndihen si në vendin e tyre.

Në 1996, marrëveshja që merr pikërisht emrin e kësaj qyteze parashikonte që shtetasve kroat do të sigurohej kalim pa pengesa në dy anët e Dalmacisë, por kjo marrëveshje si dhe ajo për njohjen e kufijve e firmosur nga presidentët e atëhershëm Franjo Tugjman dhe Alija Izetbegovic nuk u ratifikua kurrë.

Kjo do të thotë që edhe ditët e sotme, i gjithë trafiku që nga veriu i Kroacisë dëshiron t’i drejtohet një destinacioni turistik ndërkombëtar si Dubrovniku, duhet të kalojë detyrimisht nga kontrollet e kufirit boshnjak të Neumit.

Për të shmangur këtë, prej vitesh qeveria kroate kishte projektuar ndërtimin e një ure që do të lidhte dy fshatrat e Komarnës dhe Briestës, që ndodhet në gadishullin e Prijestrës, duke anashkaluar në këtë mënyrë kalimin nga territori boshnjak.

Në 2018 Zagrebi zyrtar shpalli fituesen e projektit, kompaninë kineze China Road and Bridge Corporation, e cila premtoi shkurtim të afateve, me kantierin që filloi punën në 2019. Dy vite më vonë, tashmë elementët e ndryshme të urës, së gjatë rreth 2400 metra, janë të bashkuara, duke bashkuar për herë të parë territorin kroat që do të përshkohet pa kontrolle në gjithë gjatësinë e tij.

Por nuk mungojnë protestat, dhe përtej disa dyshime të tipit ambientalist vijnë më së shumti nga Sarajeva. Deputetë boshnjakë dërguan protestën e tyre Brukselit, që financon projektin, duke akuzuar Zagrebin zyrtar se po ndërton në ujëra ndërkombëtare dhe jo kroate, shumë pranë atyre boshnjake.

Jo vetëm, por boshnjakët pretendojnë edhe që ura pengon zhvillimin e një porti të madh në Neum, sepse bën të pamundur kalimin e anijeve të dimensioneve të mëdha, si për shembull atyre kroçierë.

Ndërkohë, janë shumë analistët që mendojnë se ndërtimi i urës dëmton Bosnjën jo me detajet teknike të saj por thjesht me anashkalimin e territorit të Neumit, që do t’i heqë një fluks të jashtëzakonshëm turistik Bosnjës duke izoluar edhe më tej vendin ballkanas, duke rënduar situatën politike që karakterizohet nga ndarja e pushtetit në tre komunitetet kryesore, boshnjake, kroate dhe serbe.

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.