26-04-2024

Ismaili nënshkruan kontratën për furnizim me terapi për Sklerozën Multiple

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Uran Ismajli ka nënshkruar kontratën e parë për furnizim me Interferon- Beta 1a, terapi kjo për të prekurit nga Skleroza Multiple.

“Meqenëse kjo terapi nuk ka qenë më herët pjesë e listës esenciale, shumë familje kosovare të prekura nga kjo sëmundje e rrallë janë varfëruar si pasojë e shpenzimeve të larta. Nga sot, ata nuk do të kenë nevojë që ta blejnë më atë por do ta marrin falas në institucionet tona shëndetësore”.

“Për më tepër, edhe terapia e Ocrelizumab është në procedurë të blerjes. Shumë i lumtur me efektet e para të Listës së re të Barnave Esenciale”, shkruan ai në Facebook, transmeton Klan Kosova.

Asnjë koment

Comments are closed.