19-04-2024

Iu dalin shtesat mësimdhënësve, marrin nga 100 euro

Mësimdhënësit e Kosovës këtë muaj kanë marrë më shumë para se zakonisht.

Kjo pasi që atyre u kanë dalë shtesat prej 100 eurosh, e të cilat ishin shumë të kërkuara nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës.

IndeksOnline ka kontaktuar me Ymer Ymerin nga SBASHK-u i cili ka konfirmuar këtë lajm.

“Po u kanë dalë shtesat, ashtu siç ka qenë e planifikuar, në këtë rast për muajin shkurt. Mësimdhënësit kanë marrë nga 100 euro, ashtu siç jemi marrë vesh”, tha Ymeri për IndeksOnline.

Ndërsa në muajin që lëmë pas Qeveria në detyrë ka marrë vendimin që për shkak të orëve të shtuara të punës së arsimtarëve gjatë pandemisë, do t’u bëhen dy pagesa shtesë në pagë, e cila tashmë ka filluar të ekzekutohet./IndeksOnline/

Asnjë koment

Comments are closed.