25-04-2024

Ja cila është partia e parë në Malishevë

Ka përfunduar numërimi i të gjitha votave në komunën e Malishevës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka bërë të ditur se koalicioni NISMA-AKR-PD radhitet e para me 35.94 për qind të votave, e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 23.49 për qind.

Lidhja Demokratike e Kosovës zë vendin e tretë me 19.69 për qind të votave, kurse Vetëvendosje është partia e katërt me 12.91 për qind.

Sipas rezultateve të KQZ-së, koalicioni AAK-PSD ka marrë 7.01 për qind të votave.

Numri i përgjithshëm i vendvotimeve në Malishevë ishte 74.

Asnjë koment

Comments are closed.