26-04-2024

Ja cila nga motrat Mustafa paguhet më tepër

Dy nga motrat Mustafa, Sahideja dhe Safetja, ishin të ftuara në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku folën për karrierën e tyre mbi 30 vjeçare, lidhjen e ngushtë me nënën si dhe marrëdhëniet me motrat dhe vëllezërit e tjerë.

Të vëna në një sfidë me pyetje ngacmuese, Safetes dhe Sahides iu desh të zbulonin se cila prej tetë motrave fiton më tepër para nga muzika.

Njëkohësisht ato shkruan emrat e njëra tjetrës, e më tej Safetja shpjegoi se janë vetë ato që fitojnë pak më tepër se motrat e tjera, për shkak se kanë më shumë vite në skenë. /Top Channel

Asnjë koment

Comments are closed.