Ja cilen datë të zgjedhjeve e kërkon publikisht Haradinaj
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kërkuar datën 26 janar si ideale për mbajtjen e zgjedhjeve. Sipas Haradinajt, kjo është data e parë në përputhje me afatet ligjore.
“Sot në takimin konsultativ të thirrur nga presidentja Vjosa Osmani Sadriu, për caktimin e datës së zgjedhjeve të përgjithshme në Republikën e Kosovës, propozova që zgjedhjet parlamentare të mbahen më 26 janar 2025. Kjo është data e parë në përputhje me afatet ligjore. Të njëjtin qëndrim e shprehën edhe partitë tjera opozitare.
Partitë e pakicave joserbe u shprehën të gatshme të pranojnë datën e shumicës, apo datën që e përcakton presidentja.
Vetëvendosje dhe Lista Serbe, nuk morën pjesë në takim.
Shpresoj që presidentja ta shfrytëzojë të drejtën e saj kushtetuese dhe ta përfillë kërkesën e partive parlamentare që ishin pjesë e këtij takimi dhe ditën e zgjedhjeve ta caktojë më 26 janar”, shkruan Haradinaj në Facebook.
Lexo edhe: