27-07-2024

Ja datat se kur do të mbahet testi i arritshmërisë

Mbi 23 mijë nxënës më datë 25 dhe 28 qershor do t’i nënshtrohen testit të Arritshmërisë. Këtë vit shpërndarja e nxënësve nëpër klasa do të bëhet direkt nga Ministria e Arsimit. Njohës të çështjeve të arsimit po vlerësojnë se problem vazhdon të mbetet keq menaxhimi i testimit.

Testi i Arritshmërisë edhe këtë vit shkollor do të mbahet dy ditë. Në ditën e parë nxënësit pritet t’i nënshtrohen testit në lëndët shoqërore dhe në ditën e dytë në lëndët shkencore.

Udhëheqësi i Divizionit për Vlerësim, Standarde dhe Monitorim në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), Fatmir Elezi, në një përgjigje për Radio Kosovën tha se mbi 23 mijë nxënës pritet t’i nënshtrohen këtij vlerësimi.

“Testi i Arritshmerisë edhe këtë vit planifikohet të mbahet dy ditë. Nxënësit do t’i nënshtrohen testimit më 25 qershor në ditën e parë, kurse më datë 28 qershor në ditën e dytë. Këtë vit këtij testi pritet t’i nënshtrohen 23 mijë e 200 semimaturantë”, tha ai

Asnjë koment

Comments are closed.