17-06-2024

Parashikimi i motit për të hënën ( 20.05. )

Për të hënën parashikohet fillimisht gjatë orëve të para të 24-orëshit dhe mëngjesit, të ketë reshje lokale shiu, të cilat në zona të caktuara do të jenë në formë të rrebesheve, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh.

Dita do të vijojë me diell dhe vranësira, me përjashtim për ndonjë rrebesh afatshkurtër në lokalitete, sidomos përreth zonave malore.

Si pasojë e prezencës së pluhurit Saharian, reshjet do të shoqërohen me baltë.

Era do fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 10-35 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 14 deri në 16 °C, ndërsa ato maksimale prej 23 – 28 °C, njofton Meteo Kosova percjell Gazeta e Prizrenit.

Asnjë koment

Comments are closed.