27-07-2024

Varrezat e Prizrenit i mbulon bari / Reagon Krasniqi i AAK-së: Drejtor Çelë Lamaj lëri sfilatat nëpër Gjermani me dosta!

Kryetari i degës së AAK-së në Prizren, Besnik Krasniqi ka hedhur kritika ndaj drejtorit komunal për Shërbime Publike, Çelë Lamajt,  rreth mirëmbrajtjes së varrezave të qytetit, percjell Gazeta e Prizrenit.

Duke publikuar foto për gjendjen në varreza, të cilat shihet se bari i rritur, që ka mbuluar sipërfaqet, në rrjete sociale, Krasniqi shprehet se mbi 4 milion euro nga taksat tona janë duke u keqpërdorur në mënyrën më të keqe të mundshme.

Postimi i tij:

“Nga taksat tona 455.740.00€ paguhet mirëmbajtja e varrezave, qytet-fshat.
Drejtor Çelë Lamaj lëri sfilatat nëpër Gjermani me dosta!
Kontratat me operator ekonomik edhe me ndërmarrje publike qofshin kanë të njejtën peshë juridike.
Mbi 4 milion euro nga taksat tona janë duke u keqpërdorur në mënyrën më të keqe të mundshme.
Drejtor para se të i nënshkruash faturat e operatorëve ekonomik, qofshin publik apo privat ju këshilloj të dilni në terren, të bëni kontrolle së pari a është duke u implementuar plani dinamik, kontrolloni a janë duke u kryer punët, sepse pagesa e faturave për punët e moskryera është veper penale.
Pamje pa koment në varrezat e qytetit tonë!”, shkroi Krasniqi. /Gazeta e Prizrenit

Mund të jetë një imazh i ‎plan dhe ‎teksti që thotë "‎Mirdmbajtja Lokacionet NR Tabela varrezave, aytetit he fshatrave zonen Pastrimi, bartja dhe deponimi 1回 krasitja drunjew shkurreve vorreza. Verejije: Tabola fillonsi zbatuari 1shkurt2 2023, Pershkrimi Varrezat Nj.mat sipas vendat duhura, Ortodokse Arbane Tandavien2 သေ်ခ Landovica2 andovica pastrimeve BOM Sasia Çmimi mi Tetall Aomaxha2 0.10 26000,00 4000.0 ع Pirana อตร Prana 1'510 1880 Randobrava2 มิอาสัำอมตร Korishe1 Korishe1 16'100 Re2 SMEN Shoenadi 2Masimane ubizhdeM Medvec2 Goroztup1 |Masit ปรท Mazrok Romaja Katolke mMndman uslimane Katolika T Koush2 TOTAL2 380740‎"‎‎

 

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.