25-04-2024

Ja deri kur do të jetë i mbyllur segmenti i rrugës Prizren-Gjakovë

Për shkak të punimeve që po zhvillohen nga Ministria e Infrastrukturës, në kuadër të projektit “Rehabilitimi i Rrugëve Rajonale”, vazhdon ndërprerja e përkohshme e qarkullimit të automjeteve në një pjesë të rrugës Prizren-Gjakovë.

Punimet janë duke u realizuar në segmentin e rrugës në dalje të Prizrenit, në drejtim të Gjakovës dhe rruga është e bllokuar nga ‘Transiti i Vjetër’ në Arbanë deri te rreth-rrotullimi në Landovicë.

Për këtë të gjitha veturat që shkojnë dhe vijnë nga drejtimi i Gjakovës, udhëzohen që si rrugë alternative të kalojnë nga drejtimi i rreth rrotullimit të Autostradës në dalje nga Prizreni-Veri.

Komuna e Prizrenit, ka njoftuar se ndërprerja e rrugës vlenë deri më 25 dhjetor 2020./GazetaePrizrenit.net

 

Asnjë koment

Comments are closed.