18-05-2024

Ja deri kur pritet mot me shi e bubullima

Nesër pasdite sërish priten mundësi për rrebeshe shiu dhe bubullima, njofton Prishtina Weather.

Dita e premte pritet të sjellë një pushim të të reshurave, ku parashihet të ketë më shumë diell dhe më pak mundësi për reshje.
Nga fundjava fusha të presionit të ulët në lindje të rajonit, që pritet të shtrihen edhe mbi vendin tonë sjellin sërish mundësi për rrebeshe shiu, e nga dita e diel masa më të freskëta ajrore do të zbresin temperaturat ndjeshëm edhe nën vlera mesatare.

18.06 – Intervale me diell dhe vransira. Pasdite priten rrebeshe shiu me bubullima.
19.06 – Kryesisht me diell. Ditën vransira lokale. Mundësi për riga lokale shiu.
20.06 – Në mëngjes diell, në vise të ulëta mundësi për mjegull. Ditën kryesisht me vransira dhe rrebeshe shiu me bubullima.
21.06 – Më freskët, me vransira dhe intervale me diell. Ditën mundësi për reshje lokale shiu.
22.06 – Freskët, kryesisht me vransira dhe kohëpaskohe me reshje të dobëta shiu.

Temperaturat minimalet do të luhaten nga 11C deri 14C, e maksimalet të enjten do të rriten deri në 25C, e deri ditën e diel do të zbresin në 19C deri 20..

Era do të fryejë e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi dhe veriperëndimi 3-11m/s.
Shtypja atmosferike do të luhatet përreth vlerave normale, e ditën e diel pritet të pësojë rënie.

Asnjë koment

Comments are closed.