05-05-2024

Bien shifrat: Nga 77 rastet e reja me koronavirus, 4 në Prizren

Sot në Kosovë janë regjistruar 77 raste të reja me koronavirus. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se të mërkurën janë testuar 437 mostra. Nga komuna e Prizrenit janë 4 raste të reja.

NJOFTIMI I PLOTË NGA IKSHPK:

SHTATËDHJETË E SHTATË RASTE ME COVID-19!

Sot më 17 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 437 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 77 raste.

Rastet pozitive janë nga Komuna e Prizrenit 4 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Prizren)

Nga: komuna e Prishtinës 21 (sipas vendbanimit: 21 raste Prishtinë), Komuna e Gjilanit 9 raste (sipas vendbanimit: 8 raste Gjilan, 1 Malishevë),

Komuna e Mitrovicës 7 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Mitrovicë, 1 rast Shipol, 1 rast Gushavc dhe 1 rast Tuneli i parë), Komuna e Podujevës 7 raste (sipas vendbanimit: 7 raste Podujevë),

Komuna e Drenasit 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Drenas),

Komuna e Vitisë 4 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Pozharan dhe 2 raste Sllatinë e epërme), Komuna e Vushtrrisë 4 raste (sipas vendbanimit:2 raste Vushtrri, 1 rast Novolam dhe 1 rast Stanovc i poshtëm),

Komuna e Fushë Kosovës 4 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Fushë Kosovë),

Komuna e Obiliqit 4 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Milloshevë dhe 1 rast Plemetin)

Komuna e Skenderajit 3 raste(sipas vendbanimit: 3 raste Skenderaj)

Komuna e Ferizajit 2 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Komogllavë) dhe me nga 1 rast vendbanimet: Gjakovë dhe Mamushë.

Në javën e fundit kemi shfaqje të rasteve pozitive në mesin e punëtorëve të organizatave si: Posta e Kosovës, KEK, KEDS, Galeri e arteve, institucione bankare, shëndetësore, agjensione, kompani tregëtare dhe biznese private.

Nga data 08 shkurt deri më 17 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 19.749 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.833 raste, me gjithsej 34 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 17 qershor 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 8.322.856 raste të COVID-19 dhe 447.723 raste të vdekjes.

 

Asnjë koment

Comments are closed.