Ja kundërshtarët e Kosovës në Ligën e Kombeve
Kosova ka mësuar kundërshtarët për sezonin e dytë të Ligës së Kombeve që do të filloj nga muaji shtator.
Pas suksesit historik në sezonin e parë, Dardanët janë gati për të përsëritur për herë të dytë, kësaj radhe me kundërshtar më të fortë.
Pas shortit, Kombëtarja e Kosovës është rreshtuar në grupin 3 të Ligës C së bashku me Moldavinë, Sloveninë dhe Greqia.
Ndeshjet e fazës së grupeve do të luhen në muajt shtator, tetor dhe nëntor të këtij viti. /IndeksOnline/
LIGA C
1. Azerbajxhani – Luksemburgu – Qipro – Mali i zi
2. Armenia – Estonia – Maqedonia – Gjeorgjia
3. Moldavia – Slovenia – Kosova – Greqia
4. Kazakistani – Lituania – Bjelorusia – Shqipëria