Ja kur del Prizreni e Suhareka nga karantina

Kosova ndër muaj po përballet me pandeminë COVID-19. Kjo pandemi bëri që institucionet përgjegjëse të ndërmarrin një sërë masash në mënyrë që pasojat dhe përhapja e këtij virusi të jenë sa më të vogla.

Kësisoj ministria e Shëndetësisë në disa raste mori vendim që disa komuna të futen në karantinë, në mënyrë që zbulimi i rasteve brenda komunave të bëhet më shpejtë dhe përhapja të jetë më e pamundur.

Por sonte është shfuqizuar ky vendim dhe komunat të cilat ishin të karnatinuara, prej sonte nuk janë më, raporton Indeksonline.

Prishtina, Prizreni, Suhareka dhe Ferizaj nga nesër nuk do të jenë të karntinuara dhe banorët e këtyre zonave mund të lëvizin anasjelltas.

Nga e hëna, me 4 maj pritet që të fillojë faza e parë e zbutjes së masave qeveritare lidhur me pandeminë COVID-19, duke pritur kështu që rezultatet të jenë më të mira dhe të mos ketë numër të rritur të të infektuarve. Deri më tani në Kosovë janë 813 të infektuar me koronavirus, 298 të shëruar dhe 22 viktima./Indeksonline/

Dokumentet e shfuqizimit të këtij vendimi: