Prizren: Arrestohet personi që përmes “Facebook-ut” ftonte për përgjakje

Policia në Prizren ka njoftuar për arrestimin e një personi i cili përmes rrjetit social Facebook ka kryer kanosje.

Referuar raportit të policisë, ai dje ka ftuar njerëz për t’iu bashkangjitur që “me 02.05.2020 në ora 12:00 do ti vrasim të gjithë”.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.